Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se “Kosova është duke u bërë kurban për integrimin e Serbisë në Evropë dhe për ç’integrimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale”.

“Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiçi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Janë tri arsye sipas tij, pse Presidentit serb Aleksandër Vuçiç po kërkon një marrëveshje mes dy vendeve.

“Vuçiçit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyrën para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re”.

“Çka duhet bërë? Paj, dihet: VETËVENDOSJE!” ka vazhduar ai.