Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Lidershipit Ballkanik të Federatës Universale të Paqes që u mbajt në Tiranë, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se deputetët po largojnë vendin nga paqja dhe Bashkimi Evropian.
Supas tij deputetlt po afrojnë rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës ndërsa theksoi se është detyre e secilit që të kontribuojë për drejtësinë dhe për paqen
"Parlamentarët (deputetët) flasin dhe përfaqësojnë. Ata janë e kundërta e bisedimeve e pazareve sekrete të liderëve autoritarë që na largojnë nga paqja dhe Bashkimi Evropian e na afrojnë me rrezikun e luftërave dhe të rikthimit të së kaluarës. Është detyra jonë të kontribuojmë për drejtësinë dhe për paqen, fillimisht aty ku jetojmë e veprojmë, sepse paqja e drejtësia në shtëpinë tonë është themeli i kontributit për paqen e drejtësinë në botë. Për paqen dhe drejtësinë, jo për paqen me padrejtësinë".