Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në Brdo të Sllovenisë ku u mbajt samiti i BE për Ballkanin Perëndimor në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Kurti thotë se gjatë takimit ka folur me përfaqësuesit e tjerë për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”.

“Në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit” tha Kurti.