Kryeministri Albin Kurti teksa foli në “Forumin e Prespës”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama u shpreh se nuk duhet ta dalim jashtë axhendës së Bashkimit Evropian.

Kurti thotë se nuk duhet akuzuar vetëm BE pasi dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë shumë probleme dhe duhet që të bëjnë më shumë punë.

Gjithasht kryeministri Kurti deklaroi se pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.

“Ajo që nuk duhet të bëjmë është që ti ikim përgjegjësive tona me veprime që krijojnë konfuzione dhe i japin mundësi palëve të tjera që ti shfrytëzojnë.  

Kështu është edhe ideja e Minishengenit, e cila është një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin dhe si të tilla Kosova e refuzon ashpër dhe i inkurajon të gjithë të kthehemi në axhenden e BE. 

Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë.

Në Tiranë në takimin e 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor propozova një kornizë e cila sjell progres për të gjithë”, tha Albin Kurti.