Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sot lidhur me dialogun Kosovë-Serbi si dhe për takimet e mbajtura së fundmi në Bruksel.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti tha se u prezantua një plan për ecjen përpara të dy vendeve. Sipas kësaj marrëveshje kryeministri tha se nënkuptohej njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Gjatë këtij takimi me pesë emisarët nga BE dhe SHBA, ai tregoi se u kërkoi që të ndëshkonin dhe sanksiononin Serbinë, pasi në të kundërt ngjarjet e ndodhura së fundmi në veri të vendit do të përsëritenn.

“Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbi dhe ky është rezultat i dy viteve dialog. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. E rëndësishme të kuptojmë që neni i 7 i marrëveshjes është rezultat i dialogut të këtyre dy viteve. Pa nenin 7, do të përfundonim vetëm me nenin 10 , për marrëveshjet e kaluara. Qëndrimi i qeverisë ka qenë dhe mbetet tek zbatimi i marrëveshjes së ngritur në Ohër. Në këtë drejtim, me 21 tetor kemi pritur 5 emisarët nga BE dhe SHBA që sollën një plan për ecjen përpara. Ky plan përfshinte edhe një propozim për një draft-statut, për zbatim të nenit 7 në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes dhe ne kemi vlerësuar këtë qasje.

Kërkova të bëhet edhe ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje. Pra sulmi na ka ardhur nga ana tjetër e kufirit, ndërkaq kërkesën për sanksione e kemi për hirë të përsëritjes. E theksove anëtërësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe si hap i parë ndaj anëtarësimit në NATO, është përgjigja më i mirë”, tha Kurti, ndëkohë de[uetetët e opozitës përgjatë gjithë fjalqs së kryeministrit i binin tavolinave me duar dhe bënin në kor ovacione ironizuese.