Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye po janë duke harmonizuar rregulloret me BE-në dhe po forcojmë aftësinë konkurruese dhe kapacitetin e ekonomisë sonë.
Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës, i cili është mbajtur në Paris, ka thënë se Kurti ka thënë se vitin e kaluar është lidhur lidhëm fshati i fundit me internetin me brez të gjerë, duke vendosur vendin tonë në mesin e tetë vendeve më të mira evropiane.
“Kujtoni peizazhet befasuese të trashëgimisë së UNESCO-s dhe një pasuri kulturore, ne jemi gati të mirëpresim vizitorët dhe investitorët për të përjetuar dhe zhvilluar infrastrukturën tonë turistike. Së fundmi në periferi të Prishtinës, në Ulpianë, arkeologët e vendit tonë së bashku me profesorin Christoph Goddard… kanë zbuluar nënshkrimin e ngulitur në tempullin nëntokësor të perandorit romak Justinian nga shekulli i VI-të si dhuratë që i ka bërë gruas së tij, Theodores, që dëshmon lidhjet e drejtpërdrejta të Dardanisë antike të Kosovës”, tha ai, derisa ka shtuar se Kosova është mundësi e madhe e prodhimtarisë së lehtë.Ai është ndalur edhe te turizmi dhe kultura, ku ka thënë se Kosova është një perlë e fshehur në sektorin e turizmit.
Krahas këtyre mundësive ekonomike, Kurti theksoi se Kosova po bën investime masive në infrastrukturë nga autostradat moderne që na lidhin me Ballkanin me projekte digjitale që na sigurojnë udhëheqjen në lidhje.
Kurse, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli ka thënë se sektori i energjisë është një sektor shumë dinamik në mbarë Evropën dhe më gjerë, por edhe në Kosovë./Kosovapress