Në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor 2024.
Në fjalimin e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova është e pakrahasueshme sa i përket zhvillimit të demokracisë, shkruajnë mediat vendase.
“Përkushtimi për sundimin e ligjit ka qenë i palëkundur, duke ndërtuar institucione dhe duke përfshirë qytetarë”, tha ai.
Kurti potencoi se synojnë që të zhvillojnë sa më shumë ekonominë.
Ai po ashtu tha se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë në nivel për realizimin e qëllimeve.
“Bashkëpunimi rajonal është vital për realizimin e qëllimeve tona. Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë”, potencoi ai.
Kryeministri i Kosovës, u shpreh tutje se komunitet në Kosovë po bashkohen për të krijuar një të ardhme sa më të mirë.