Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij Edi Rama.

Pas takimit kokë më kokë, ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Kjo është vizita e parë e Kurtit si Kryeministër jashtë vendit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Kurti ka parashikuar takime me Ruçin, Metën, Veliajn dhe Bashën.

Qëndrimi i tij do të zgjasë gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12:40.