Opozita në Kosovë ka reaguar në lidhej me refuzimin e kryeministrit Albin Kurti, që të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç të mërkurën në Bruksel, nëse nuk plotësoheshin disa kushte.
Lutfi Haziri, nga LDK ka deklaruar se raporti i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë është i kufizuar, sepse Kosova është e kufizuar me masa financiare dhe kufizime në takime nga BE-ja.
Ai thotë se kushtëzimi i Kurtit për takim mund të ndodhte në Prishtinë pa pasur nevojë të shkohej në Bruksel fare.
“Raporti i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë që përfshinë BE-në, edhe ndërmjetësin ndërkombëtarë është raport i kushtëzuar, pasi jemi me masa financiare dhe kufizime në takime, ndërsa Kurti tani në dialog e kushtëzoi këtë raport me takim. Ka mund të ndodhë kjo në Prishtinë pa pasur nevojë me shkuar atje, sepse atje tregoi qartë se ka shkuar për t’i paraqitur tri kushte. Nëse ka raporte të kushtëzuara në negociata me bashkëpunim lidhur me rastin e atakut terrorist dhe bashkëpunimi për hetime në rastin e grupit të Radojçiq atëherë kjo duhet të jetë me efekte tjera. Zotri Kurti siç duket pasqyron standardin e dyfishta”, tha Haziri