Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për BBC-në është shprehur se Serbia po provon bosnjëzimin e Kosovë, por një gjë e tillë sipas tij nuk do të ndodhë.
Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse kjo është arsyeja pse është votuar.
Sipas tij, ishte gjithmonë Beogradi ai që ishte nervoz kur “Zajednica” nuk kaloi, e kjo sepse, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.
“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) duan që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti për BBC.
Kujtojmë që Serbia arriti të krijonte brenda territorit të Bosnjes-Hercegovinës, Republikën Serbcka.





