Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar vizitën që do bëjnë nesër në Bruksel dhe thotë se nuk ka për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
Edhe pse kryeministri i Kosovës do të jetë në të njëjtën tryezë me presidentin e Sebisë, Aleksandër Vuçiç, ai thotë se është vetëm një darkë tradicionale.
Në takim do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor që do të diskutojnë me ata të Bashkimit Europian.
“Darka në Bruksel nuk është dialog me Serbinë por është darkë tradicionale”,– tha Kurti.





