Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë, zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me dy anëtarët e këtij institucioni, me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.

“Falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. Vlerësojmë një hap të tillë të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe, për këtë arsye, të pazakontë. Ky veprim sigurisht do të kontribuojë në lidhjen më të mirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare”, ka shkruar Komshiq në Facebook pas takimit me Kurtin.

Kurti nisi vizitën në Sarajevë më 5 dhjetor dhe gjatë qëndrimit në Bosnje do të mbajë edhe një fjalim në një konferencë për raportet rajonale.