TIRANE – Qeveria ka shpallur zyrtarisht shoqërinë "Kurum" si fituese të tenderit për shitjen e katër hidrocentraleve të Ulëz, Shkopetit dhe dy Bistricave. 

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit, që përcakton shoqërinë turke si fituese në tenderin pë privatizimin e dy shoqërive, Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 e 2. 

Në vendim qeveria ka shtuar edhe një pikë, e cila detyron Ministrinë e Financave që para nënshkrimit të kontratës të llogarisë dhe shlyejë detyrimet që shteti ka ndaj Kurum për rimbursimin e TVSH-së. 

Një pikë kjo që është imponuar nga vetë shoqëria gjatë negociatave në Ministrinë e Ekonomisë.

Në tenderin e zhvilluar muajin e kaluar, "Kurum" ofroi 109.5 milionë euro për blerjen e 4 hidrocentraleve me një kapacitet të instaluar rreth 80 mega vat, të cilët prodhojnë mesatarisht 400-450 milionë kilovat/orë në vit.