Pas 8 vitesh në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend.
Edhe pse luftoi me çdo mënyrë, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve.
Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.
Po çfarë ndodh me drejtimin e PD tani?
Sipas nenit 46 të statutit të partisë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.
Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Kësisoj drejtimin e partisë e merr ose nënkryetarja Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibaj.





