Në Katar do të zhvillohet më 20 nëntor Kupa e Botës.
Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.
Sipas Total Reporter, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës. Shakira ka eksperiencë në evente të tilla, dhe më parë ka interpretuar këngët “Hips Don’t Lie” dhe “Ëaka Ëaka” në ceremoninë e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha sportive.
FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.