Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një intervistë për Blendi Fevziun, u ka dhënë fund dilemave se a do t’i bashkojë votat me LSI-në për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama përmes një mocioni mosbesimi.
Ai ka thënë se vendimi është marrë në nisje të protestës. Duke shtuar se kjo qeveri do të ikë ose me dialog ose do të përballet me popullin.
Po ashtu, Basha ka folur edhe ministrat e qeverisë teknike, që sipas tij duhet të jenë jashtë politike.
“Ne kemi zgjedhur rrugën tonë për ti shërbyer interesit publik. Klisheja se demokracia vetëm mbiu bazën e shumicës është e gabuar. Demokracia funksioni se ka media të lira, institucione të lira.
Për ne rrugët janë dy dialog për qeverinë teknike ose do të përballet me popullin. Me këtë qeveri nuk shkojmë në zgjedhje. Ne kërkojmë një qeveri teknike me ministër dhe kryeministër, jo nga jeta politike, por që të mbështeten nga palët politike.”, u shpreh kreu i PD-së.





