Në puntatën e fundit të emisionit "Jo Vetëm Modë", autorja dhe moderatorja Floriana Garo njoftoi ndjekësit se ishte hera e fundit që shiheshin në atë skenë. Pas fejesës me avokatin Daci, ajo vendosi të shpërngulet në Zvicër, duke hequr dorë nga emisioni.
Sipas Anabel.al, Florianën do ta zëvendësojë Nevina Shtylla. Ajo më parë drejtonte emisionin “Next” në Vizion Plus, nga i cili hoqi dorë për t’iu bashkuar Tv Klan.