Tiranë, 8 shtator 2014 – Prezantuesja dhe së fundi edhe këngëtarja Luana Vjollca duket se është magnet për lule. Kjo duke u bazuar në fotot e saj nëpër rrjete sociale ku bukuroshja herë pas here poston foto, në shumicën e të cilave Luana shihet me lule.
Por kësaj radhe ajo çfarë më së shumti të bën përshtypje është mbishkrimi i saj, i cili i dedikohet një personi që Luana duket se ka preferuar ta mbajë të fshehtë nga publiku.
Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi bashkë me mbishkrimin “Causee you make me happyyy” (Sepse t'i më bën të lumtur). E ky mbishkrim i saj është përcjell me shumë komente nga fansat e saj të cilët personin misterioz e quanin si fatlum.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





