“Është shumë herët për të thënë se kush e fiton Big Brother”. Kështu u përgjigj Keijsi pyetjes se kush e fiton këtë edicion të pestë të reality show-t, teksa ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.
Në vend të kësaj, ish-banori tha emrat e atyre që ai i mendon më të forte deri në këtë pike të lojës. Sipas tij janë, Selin, Miri dhe Kristi. Ai u shpreh se edhe Mateo është mirë¸por nuk e mendon në finale.
Është shumë herët për ta thënë diçka të tillë
Duket aty, kur je aty brenda e dallon më kollaj
Nuk e dallon se ndërrojnë nga Prime në Prime, nga karakteri në karakter, edhe nuk besoj se ka dikë konkret akoma.
Emrat e fortë, në syrin tim është Selin, Miri, që mbajnë presionin. Personazh mund të jetë edhe Kristi. Mateo ka arritur deri diku, por nuk besoj se do të shkojë deri në finale.
Kujtojmë se Keijsi u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP 5” me zarf të zi, pasi ka thyer rregullat e lojës. /Gazeta Shqip/





