23 maj 2015 – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është kërcënuar me jetë, me anë të një mesazhi ku shkruhej: "Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.

Nga teksti që përmbante ky mesazh, kuptohet që personi i cili e ka dërguar, është pjesë e familjes Gjuta. Vladimir Gjuta deri më tani sipas hetimeve, është një prej të dyshuarve kryesorë për atentatin me tritol ndodhur më 10 shkurt në biznesin e babait të ministrit, Bashkim Tahiri.

Pas këtij mesazhi, agjentët e Policisë së Tiranës kanë kontrolluar bizneset dhe vilat e familjes Gjuta ditën e djeshme.

Për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist, ministri i Brendshëm, sipas burimeve ka ditë që lëviz me një makinë të blinduar dhe me eskortë të përforcuar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/