Dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin dhe në total 55 vite për gjithë bandën e tij, Ambasada Amerikane në Tiranë e shikon si një hap të domethënës përpara.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada përshëndet shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti ndërsa e mbyll postimin me pyetjen “Kush e ka radhën”?
POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE
"Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?"





