Fotoreporteri Armando Babani ka fiksuar në fotografi disa momente nga protesta e Partisë Demokratike e cila u zhvillua para Kuvendit.
Fotografitë janë postuar në llogarinë personale të fotoreporterit Babani në rrjetin social facebook. Por fotografia e cila ka “ndezur” kureshtjen e të gjithëve është është fotoja ku shfaqet një dorë e cila proteston me dy gishta, shkruan shqiptarja.com.
Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, e pazakonta qëndron në faktin se në kyçin e dorës qëndron një orë Chanel e cila ka vlerën e 38,500 mijë dollarëve sipas faqes online të Chanel.com ora i përket koleksionit të fundit të Chanel i prezantuar si “J12 CHROMATIC”.





