Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme në “Open” në Neës24 se SPAK-u është në provë sa i përket aferës së inceneratorëve.
Ajo tha se vepra nuk mund të parashkruhet se inceneratorët janë me afat 30-vjeçar dhe se Edi Rama nuk është i përjetshëm.
Kryemadhi foli dhe për mbrojtje për ish-deputetin Alqi Bllako, ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, nga një person që e ka sjellë nga Kosova, pa zbuluar emrin e tij.
“Në dijeninë time sekretari i përgjithshëm është ai që vendos rregullat dhe vendimet për miratimin e projektligjet. Nëse ai e aprovon kalon.
Ajo që unë theksoj, edhe pas kalimit të VKM-së qeveria ka të drejtë të investigojë se çfarë ndodh me paratë e saj.
Kaq shumë inflacion denoncimesh ka, pafundësisht, ka bërë që të luhaten dhe shpërndahet fokusi.
Ka qenë një gazetar i BIRN-it i cili është në gjyq me kompaninë e inceneratorëve për shpifje.
Ne faktikisht fokusohemi që ky është ai treni i famshëm. Në rastin e inceneratorëve, prokuroria nuk ka ku të shkojë. Mund ta mbyllë prokuroria, por Edi Rama nuk është i përjetshëm. Inceneratori i Tiranës është 30-vjeçar, nuk e parashkruan dot.
SPAK-u është në provë. Të gjithë shkeljen procedurale e ka me firmë, vulë, numër protokolli. Nuk e fsheh dot më, nuk e zhduk dot më. Për të zhdukur prova dhe dokumente nuk e ka problem Edi Rama.
Lefter Koka ka të drejtë, se thotë kur del ky tjetri në arrest shtëpie dhe unë e di shumë mirë se kush e mbron këtë tjetrin që del në arrest shtëpie, e di vetë ai.
Jo çdo gjë duhen nxjerrë në media menjëherë.
Ne kemi dështuar duke bërë publike çdo gjë sepse kemi prishur provat.
Kush po e mbron Alqi Bllakon?
Ai që e solli nga Kosova. Nuk është vepër penale pse e mbron. Kur të kem faktet dhe provat e personit që po ushtron presion ndaj prokurorisë do e them”, tha Kryemadhi./bw