Momente shumë emocionuese janë përjetuar sonte në spektaklin “Dance Ëith Me”. Gjithçka ka ndodhur pikërisht gjatë kërcimit të dy personazheve ndoshta më interesantë, deputetit Nard Ndoka dhe këngëtares Greta Koçi.
Ata kishin të ftuar special në këtë performancë të tyre një djalosh tetraplegjik, emri i të cilit është Besi dhe që ka mundur problemet e tij shëndetësore dhe është shndërruar në një kërcimtar të admirueshëm të baletit modern. Ai, një pjesë të kohës, kërcen rrugëve të qyteteve italiane për të fituar me meritë bukën e gojës.
Gjatë momenteve kur ata po kërcenin, u vu re përlotja e bukuroshes së jurisë, Valbona Selimllari. Ndërsa më pas ishte Nard Ndoka, ai që rrëfeu se çfarë kishte ndodhur në prapaskenë me djaloshin, që preku zemrat e të gjithëve.
“Ne u njohëm me Besin në prapaskene dhe të gjithë konkurrentët dhe balerinët po qanin me atë që ai na tregoi për jetën te tij”,deklaroi kryetari i Partisë Demokristiane.





