Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar.

35-vjeçari Albi Bashalliu është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia ka ngritur disa postoblloqe për krehjen e zonës, me qëllim gjetjen e autorit/ autorëve të vrasjes.

Burime bëjnë me dije se vëllai i viktimës së sotme, është arrestuar për një vrasje të ndodhur në verën që lamë pas (muajin qershor) po në Peqin.