Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin me vdekje të ndodhur te ‘Bulevardi i ri’ në zonën e Yzberishtit.
Në njoftim bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor ku për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 45-vjeçari Fatmir Avdillari, i njohur si “Xubi i Yzberishtit”, një person i dënuar më parë për vrasje, i liruar nga burgu në vitin 2008.
Njoftimi i plotë
Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motor me drejtues F. A.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motor shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





