Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar në Gjirokastër, ku një vajzë 16-vjeçe është abuzuar seksualisht nga një 53-vjeçar.
Kabul Hunda është 53-vjeçari, i cili në mënyrë të përsëritur ka abuzuar seksualisht me të miturën, të cilën e ka edhe vajzën e nipit.
Prej disa kohësh 53-vjeçari ishte kthyer nga Greqia pas vdekjes së të shoqes. Të dyja familjet janë në gjendje të dobët ekonomike dhe prindërit e vajzës me probleme shëndetësore.
Duke shfrytëzuar këto rrethana 53-vjeçari ka krijuar lidhje intime me të miturën. Marrëdhënia e tyre nuk ka mundur të mos bjerë në sy nga komuniteti, por askush nuk ka kryer denoncim.
16-vjeçarja që ndodhet në spital në gjendje të rëndë si psikologjike ashtu edhe shëndetësore.





