4shtator 2015 –  Nuk është thjesht qytetari durrsak Nikollë Prenga, ai që paditi 8 kryeministrat e paskomunizmit në Shqipëri. Është veprimtar politik dhe shoqëror. 

Më 5 maj 2015, kandidatja e opozitës për kryetar bashkie Grida Duma ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook edhe një foto, ku bashkëbisedon me banorin e ish-Kënetës Nikollë Prenga, kryetar i degës së Durrësit dhe anëtar i Sekretariatit të KQ të PK të Shqipërisë. Sikurse ka bërë të ditur, Prenga ka paditur në Prokurori 8 kryeministra të paskomunizmit. Ai ka hedhur në gjyq edhe kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako për prishjen e selisë së shoqatës “Jeta e Re” më 16 prill 2015 si ndërtim pa leje (shih fotot). Prenga është dhe drejtor ekzekutiv i shoqatës “Jeta e Re”, që operon në këtë zonë.

Ka lindur në  vitin1944 në Fan të Mirditës. Ka studiuar për ekonomi agrare. Ka mbaruar kursin e lartë të filozofisë pranë ish-shkollës së lartë të partisë “V. I. Lenin” Tiranë. Prenga deklaron me krenari se ka punuar oficer me repartet speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme së kohës së komunizmit. 

/red. pol. portali DurresLajm/