Ndryshe nga 4 vite më parë, kur Basha përfshiu në një nga 3 vendet e para në listën fituese një kandidate femër nga Durrësi, Fatbardha Kadiun,  këtë herë lideri demokrat zgjodhi sërish një femër, por këtë herë nga Kruja.

Bëhet fjalë për mësuesen e përkushtuar Merita Bakiu, e cila renditet e treta në listë, pas drejtuesit politik Edi Paloka dhe aleatit Agron Duka.

“Zgjedhja e Znj. Merita Bakiu e një mësuesje që ka edukuar breza prej 26 vitesh është një nder i madh që i bëhet qytetit të Krujës”,- shkruan në një postim në rrjete sociale dega lokale e PD Krujë.

Krahas arsimtares Bakiu, në listë është edhe një tjetër përfaqësues i Krujës, Selman Tema, i cili renditet në vend të 13-të në listë.

Postimi i plotë:

U konfirmua në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë se kandidatë për deputet në qytetin e Krujës janë Znj. Merita Bakiu dhe Z. Selman Tema.

Angazhimi maksimal i Znj. Merita Bakiu dhe Z. Selman Tema gjatë gjithë karrierës së tyre politike në Partinë Demokratike të Krujës ka treguar se e meritojnë plotësisht këtë pozicion.

Zgjedhja e Znj. Merita Bakiu e një mësuesje që ka edukuar breza prej 26 vitesh është një nder i madh që i bëhet qytetit të Krujës.

Po ashtu dhe Z. Selman Tema ka ushtruar me një seriozitet e përkushtim të lartë të gjitha detyrat që ka mbajtur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike duke fituar respektin e të gjithëve.

Partia Demokratike ka qenë dhe është gjithmonë Partia e Vlerave dhe Idealeve.

Të bashkuar për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e 25 Prillit.

U konfirmua në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë se kandidatë për deputet në qytetin e Krujës…

Posted by Dega PD Kruje on Monday, March 8, 2021