Aldo Gjini është autori i plagosjes së dy të rinjve gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Gjini është shpallur në kërkim dhe policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Të plagosurit Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, janë jashtë rrezikut për jetën te Spitali i Traumës, dhe kanë mund të flasin.

Në dëshminë e tyre të parë ata kanë thënë se ka pasur një konflikt mes tyre dhe Aldo Gjinit, ndërsa ky i fundit ka shkrepur armën drejt tyre.