Jeton një jetë larg publikut, pa Facebook dhe paksa i mbyllur.

Ai është Matteo Rebesani, një aktivist i shoqërisë civile dhe ish-nëpunës i Parlamentit Europian.

Mediat arrijnë ta kapin Matteon vetëm atëherë kur Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian (BE), del në plazh për tw marrw ngjyrw dhe pwr t’u relaksuar.

Matteo kryesisht kujdeset për dy fëmijët e çiftit, duke i lënë kohë Mogherinit të vazhdojë agjendën e saj të ngjeshur diplomatike.

Matteos kujdesi për fëmijët mund t’i pëlqeje më shumë se burrave të tjerë, sepse ai më herët ka punuar në Organizatën e Njohur Joqeveritare (OJQ) të Italisë ‘Amici di Bambini’, që merret me kujdestarinë dhe të drejtat e fëmijëve.

E po ashtu edhe në OJQ e njohur britanike ‘Save the Children’, organizatë e mbështetur nga Mbretëresha Britanike Elizabeta II.