Pas Elton Arbanës, kandidatit të PS-së për bashkinë e Shijakut, një tjetër emër përfshihet në garën për qytetarin e parë të qytezës së vogël.

Biznesmeni Arben Pohumi përfshihet në garën elektorale nën siglën e partisë më të re Bindja Demokratike.

Në profilin e Pohumit të prezantuar nga BD-ja theksohet se Pohumi është një biznesmen i njohur në Shijak që në ditët e para të ndryshimit të sistemit dhe vendosjes së demokracisë.

Pohumi është themelues dhe administrator i kompanisë AG Motors, ndërkohë që për kontributin e dhënë prej tij është nderuar me titullin “Qytetar nderi” i Durrësit.

Në të njëjtën kohë, Bindja Demokratike thekson se kandidati i saj për qytetin e Shijakut njihet si një njeri me iniciativë dhe me kontribute në jetën e qytetit.

Nëse zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, Albana dhe Pohumi pritet të rivalizojnë për drejtimin e Shijakut për 4 vitet e ardhshme.