Renato Kadilli, personit të cilit ditën e sotme ju vendos lënde eksplozive në varkën e peshkut në Volorek të Pogradecit, është emër i njohur për policinë e Korçës. Ne vitin 2011 u kap bashke me vëllain dhe një person tjetër me 50 kg marijuanë.
Burimet nga Policia e Përmetit në atë kohë raportonin se marijuana ndodhej e fshehur në dy automjete ku qarkullonin të arrestuarit. Në sediljen e pasme të automjetit BMw me targa TR 05 30 N që drejtohej nga Renato Kadilli, policia konstatoi dy çanta të mëdha shpine brenda të cilave kishte pako të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të llojit marijuana, dhe pjesa tjetër u gjet në makinën që drejtohej nga vëllai i tij Enea Kadilli.
Tre të rinjtë, pohuan asokohe se mallin narkotik e kishin siguruar në një rreth të Shqipërisë së Mesme por pa e identifikuar zonën. E gjithë droga, do të trafikohej drejt Greqisë nga pogradecarët përmes vijës së gjelbër kufitare në zonën e Leskovikut.
Shpërthimi i varkës
Burime policore bejne te ditur se hetimet për ngjarjen e sotme po bëhen ne dy pista, asaj të pronësisë dhe të konfliktit personal.
Ekspertët e lëndëve eksplozive të mbërritur nga Tirana konfirmuan se ne shperthim është përdorur lëndë eksplozive e llojit tritol. Sasia dyshohet rreth 100 gram.
Policia shoqëroi mbi 20 persona për ngjarjen. Familjarët e Renato Kadillit kanë marrë në përdorim vaskat e peshkut në Pogradec për të cilat ka patur konflikte të vazhdueshme me banorët e zonës.





