Parlamenti Europian ka publikuar disa ditë më parë një video që po bën xhiron e internetit. Një politikan polak shfaqet në të duke mbajtur fjalim të mbushur me urrejtje dhe racizëm: “gratë duhet të fitojnë më pak se burrat”.

Janusz Korwin-Mikke është një anëtar i pavarur i Parlamentit Europian, themelues i partisë së krahut të majtë, Kolaicioni i Rinovimit të Republikës të quajtur “Liri dhe Shpresë”, në vitin 2015. Më parë, ai është ndaluar të votojë dhe gjithashtu është bërë pjesë e një hetimi në lidhje me nxitjen e përdhunimit për shkak të deklaratave të bëra në PE në vitin 2014.

Pas fjalimit të mbushur me urrejtje, Mikke merr një përgjigje të ashpër nga ana e deputetes spanjolle, Iratxe Garcia Perez: “E di që të shqetëson dhe të dhemb kur mendon që ditët e sotme gratë mund të ulen në të njëjtën sallë me ty dhe të përfaqësojnë qytetarët europianë me të njëjta të drejta njësoj si ty. Unë jam këtu për të mbrojtur të gjitha gratë europiane nga burra si puna jote”

Sipas CNN, incidenti është komentuar dhe nga drejtues të lartë të PE, të cilët kanë nisur gjithashtu një hetim kundrejt Mikke. “Kërkojmë të ndërmerren sanksione ndaj Korwin Mikke për deklaratat e tij të turpshme” shprehu Gianni Pitella, president i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve.