Tashmë në një marrëdhënie të konsoliduar, vajza e Jozefina Topallit, Megi pritet të bëhet nënë së shpejti.

Por kush është djali që i ka marrë zemrën vajzës së ish-kryetares së Kuvendit? Sipas “ShkodraWeb”, djali në fjalë quhet Angjelin Serreqi dhe çifti jeton prej disa muajsh bashkë.

Angjelini është pinjoll i një familjeje të vjetër e të njohur shkodrane dhe sipas portalit, lidhja e tyre është bërë tashmë edhe zyrtare mes dy familjeve.

‘Angjo’ siç e thërrasin miqtë, ka jetuar për disa vite në Itali ku ka përfunduar edhe studimet në Universitetin e Padova-s për Shkenca Kompjuterike.

Çifti jeton prej disa muajsh bashkë dhe thuhet se Megi do të bëhet nënë se shpejti.