Pas ndarjes nga bashkëshorti, Rovena Dilo duket se e ka zëvendësuar atë me një djalosh shumë më të ri në moshë se ajo, i cili i jep energji dhe pozitivitetin që këngëtares i duhet.
Ai quhet Eltion Merja dhe është balerin. Çifti janë njohur gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku Dilo ishte konkurrente ndërsa Eltioni ishte balerini që e shoqëronte.
Duket se prej asaj kohe të dy nuk janë ndarë më kurrë nga njëri-tjetri. Eltioni po e rinon e po i jep freskinë që ndoshta i ishte venitur këngëtares 46-vjeçare pas marrëdhënies së parë të dështuar. Duken të dy të lumtur.