OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka dalë në një deklaratë ditën e sotme ku ka njoftuar se tre personave në Durrës u është kërkuar plotësimi i formularit të deklarimit të Pasurisë.

Emiljano Hysenaj është arrestuar në vitin 2018 së bashku me 12 shqiptarë të tjerë me 1.8 tonë kokainë që kapte vlerën rreth 400 milion euro në treg.

Njoftimi i policisë gjermane në 2018-ën:

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Shqiptarët e arrestuar

  1. Orneo Margjeka
  2. Emiljan Hysenaj
  3. Dashamir Ndoj
  4. Dario Lame
  5. Ervin Llusha
  6. Izmir Lami
  7. Dolan Kocani
  8. Agim Zeka
  9. Marjan Tola
  10. Mevlan Beca
  11. Granit Bajrami
  12. Artan Mehmeti

Blerim Cakraj

  1. Të huaj
  2. Alberto Kochsiek
  3. Anel Begovic
  4. Kofi Oteng

Ndërsa Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano Hysenaj duhet ta plotësojë pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.