(Foto: majtas- Autori Fatmir Tarellari / djathtas- Viktima Erjon Pelivani)

Erjon Pelivani dyshohet se përdhunonte vazhdimisht që në moshën 9-vjeçare vajzën e bashkëshortit të motrës së tij.

Madje, sikurse vetë vajza ka treguar, 33-vjeçari kishte filmuar momentet e abuzimit dhe kërcënonte se do t’i bënte publike.

E mitura i rrëfeu së fundmi të atit, Fatmir Talellarit dhe ky i fundit, i tronditur nga deklaratat e vajzës, organizoi planin për vrasjen e Pelivanit. Pasi bleu armën, e thirri në një zonë periferike në Volosit në Greqi dhe e ekzekutoi. Pas krimit, u vetëdorëzua dhe rrëfeu gjithçka në polici.

Erjon Pelivani dhe Fatmir Talellari janë nga Poliçani dhe prej vitesh jetonin në shtetin fqinj.

Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18-vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.

Ndërkohë, në një prononcim për protothema.gr, gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.

Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.

“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo e tronditur.