LONDER – Familja Beckham janë kurorëzuar si familje e famshme më me stil në botë. Familja Beckham me në krye David dhe Victoria ia dolën të venë poshtë rivalët amerikanë Kardashians dhe Jolie- Pitt.

Të frymëzuar edhe nga prezantimi së fundmi si model i djalit të tyre, Romeo, pjesëmarrësit në këtë sondazh botëror kanë vlerësuar me 29 për qind të votave totale familjen Beckham, dy herë më shumë se rivalët e tyre më të afërt.

Motrat Kardashians vijnë të dytat me 14 për qind, ndërsa çifti Pitt- Jolie vijnë në vendin e tretë. Beyonce, Jay Z dhe vajza e tyre Blue Ivy renditen në vendin e katert. Ndërsa mbyllin pesëshen më të mirë, Middletons, William dhe Kate me vetëm 9 për qind të votave.