Kryeministri Edi Rama është lidhur me një “makinë të së vërtetës” në emisionin Xing të Ermal Mamaqit dhe i janë drejtuar një sërë pyetjesh.

Por ajo që ishte më interesantja ka qenë se kush është fobia e Ramës, frika e tij më e madhe. Kreministri nuk është përgjigjur, por makina e së vërtetës ka nxjerrë foton e Ilir Metës, me një “element” të shtuar… një kurorë në kokë.

Mamaqi: Kush fobia jote?

Rama: Frika më e madhe?

Makina e së vërtetës tregon:

Mamaqi: Kush është takimi që të ka lënë më shumë mbresa?

Rama: Takimi me ty mor burrë!

Makina e së vërtetës tregon:

Rama: Duhet ti hedhësh pak vajguri makinës se të është ftohur… na dhe çakmakun që ta ndezësh, është e Strazimirit.