I sapo emëruar i dërguar special i SHBA’së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është bërë lajm si shkak i origjinës së së bashkëshortes së tij. Dhe si në shumë raste shkak për të hapur këtë histori familjare është bërë ministri i jashtëm serb, hokatari, Ivica Daçiq. Ai ka qenë përkrah Palmer gjatë një takimi të shefave të diplomacisë ballkanike në Bled të Sllovenisë ku i është drejtuar zyrtarit të lartë amerikan me shprehjen e njohur në këtë anë: “ne themi jam nga fshati i gruas”. “Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiç, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.
Kaq është dashur dhe mediat e Beogradit kanë filluar të tregojnë historinë e dahsurisë së Palmer dhe Danicës që ka lindur në këtë qytet. Dikur diplomati amerikan ka punuar në ambasadën e vendit të tij në Serbi. Aty e ka njohur edhe Danica Damjanovic me të cilën është martuar më pas. Mediat serbe kanë rikujtuar intervista që Palmer ka dhënë kohë më parë për shtypin e këtij vendi.
“E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beorad, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi nëj shtëpi në ‘Dobri Voda’, ku kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.
Danica Palmer, që përpos serbo kroatishtes flet edhe spanjisht është diplomuar në Universitetin e Beogradit për mjeksi, profesion të cilin e ushtron prej 20 viteshmë shumë se 20 vjet.
Ky fakt në fakt përflitej edhe më parë në mjediset politike shqiptare. Të gjithë politikanët tanë, të cilëve nuk iu shkonin për shtat qëndrimet e diplomatit amerikan përmendin si faktor të tyre qëndrimet e bashkëshortes së vet. Ato u shtuan edhe më sumë kur ai u caktua emisar i SHBA për Ballkanin duke nxitur paranojnë se aim und të çojë përpara planin serb të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Madje në Tiranë ka edhe nga ata që e shohin përkrahjen që Palmer i dha Ramës duke e lidhur atë me me qenjen e kryeministrit shqiptar pjesë e prokejtit për ndryshimin e kufijve. Sipas kësaj teorie konspirative, burri amerikan i një slaveje mbështet Ramën në pushtet në Shqipëri, që të ketë në Tiranë një aleat që do të shpjerë përpara planin e tij pro Beogradit.