Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka akuzuar Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.

Në një status në Facebook, Harasani shkruan: “Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. “Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”.

“Opinion.al” shkruan se rezulton që kandidatura më e re e Ministrisë së Jashtme është ajo e Gent Gazhelit për ambasador në Turqi. Gazheli ka punuar më parë në dogana dhe së fundmi drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.