Helidon Bendo ka eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Bendo ka lindur më datën 12 maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA dhe flet gjuhët anglisht e greqisht.
Ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Helidon Bendo ka qenë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN "NDERI I KOMBIT", në muajin shkurt të 2016.





