Rreth orës 10:00 të paradites së të dielës, tek Stacioni i Trenit, lagja nr.4, Durrës, lokomotiva me drejtues mashinistin S.S. ka aksidentuar shtetasin B. K. rreth 60 vjeç, banues në Spitallë.

Sipas policisë së Durrësit, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes së rëndë.