Zbulohet identiteti i personit të ekzekutuar paraditen e sotme në Fier. Mësohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Kastrati.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit Sheq, pranë tregut, në një orar tejet të frekuentuar nga banorët e zonës.
Paraprakisht mësohet se janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa një person është gjetur i pajetë me dy plumba brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.
Banorët e zonës kanë rrëfyer për policinë se ka qenë një person ai i cili ka qëlluar mbi Kastratin. Policia ka rrethuar zonën dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.





