I plagosuri i ngjarjes së rëndë të regjistruar rreth orës 13.00 në Durrës, në zonën e njohur si Currila është 31-vjeçari Ardit Kërtusha.

Të shtënat me armë u regjistruan në lokalin e Noizy-t, në zonën e Currilave (më poshtë pamje filmike nga vendngjarja).

“Gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”. – njoftoi më herë policia, ndësa ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

31-vjeçari Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar i PS Durrës disa vite më parë.

Në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, Kërtusha iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah drejtuesve lokalë të PD dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.