33-vjeçari Erman Dervishi ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Sukthit.

Automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ndërsa 33-vjeçari ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Mëngjesin e sotëm është dashur ndërhyrja e një mjeti të rëndë për të nxjerrë nga kanali automjetin tip Wolksvagen, i cili ka pësuar dëmtime të rënda nga përplasja e fortë.

Nuk dihet ende shkaku që e ka detyruar të riun të humbë kontrollin e mjetit dhe të dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.