DURRËS, 29 TETOR 2014–  Është vetëm 23 – vjeç dhe në pamje të parë duket sikur është modelja më famë ndërkombëtare, Irina Shayk. Ajo nuk është modele por një këngëtare e talentuar shqiptare. E kemi fjalën për Arinda Gjonin, artisten e cila ka vetëm dy klipe në tregun muzikor shqiptar dhe ka spikatur për zërin dhe pamjen joshëse. Arinda ka publikuar në llogarine saj në rrjetin social setin e saj më të fundit fotografik në bashkëpunim më fotografin, Renuar Locaj.

Fansat e shumtë në FB e kanë krahasuar Arindën më modelen ruse, Irina Shayk përsa i përket pamjes. Arinda Gjoni ndryshe nga shumë kolege të saj shquhet për potencën vokale dhe interpretimet live në skenë. Pas hiti, “Krejt mirën po doka” burime pranë artistes thonë se ajo po punon me një producent të huaj për të sjellë një këngë krejt ndryshe nga herët e tjera.