“DurrësLajm” njoftoi më herët se një 51-vjeçar nga Shijaku, i shpallur në kërkim, u ndalua nga policia i akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
Bëhet fjalë për shtetasin Shpëtim Marku, i cili ishte mes 21 komisionerëve të akuzuar për krime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017, 2 prej të cilëve në momentin që u kryen arrestimet kishin ndërruar jetë.
51-vjeçari Shpëtim Marku, banues në Shijak, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
Për 21 ish-komisionerët u lëshua masa e arrestit më shumë se 1 vit më parë, pasi ata u akuzuan për krime zgjedhore në kuadër të çështjes “Dosja 339”.





