Pasditen e sotme policia dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion të madh në disa qytete, ndërsa raportohet se rrethuan edhe banesën e “baronit” të drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.
Ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste ndërsa mes të arrestuarve rezulton edhe një shef komisariati.
Aksionet po zhvillohen edhe në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin.





